ORADORA "PROUD"

Shumë shpejt në shitje!

ORADORA "PROUD" ofron katër modele orësh që pasqyrojnë krenarinë dhe forcën e kombit shqiptar.

ME MEKANIZËM SWISS MADE ME BATERI, KONSTRUKT CELIKU TË LEHTË, RRYPA LËKURE CILËSORE DHE GARANCION 2 VITE.

MODELI "PROUD" ËSHTË EDICION I LIMITUAR. NË 4 KONCEPTE ME NGA 20 ORA SECILA.

Ora e Parë Shqiptare e Xhepit!

Një Kryevepër Historike për Kombin Shqiptar!

Ju prezantojmë Orën e Parë Shqiptare të Xhepit - Pocket Watch

Kjo orë e jashtëzakonshme është një simbol i krenarisë dhe traditës shqiptare, duke u bërë një pjesë e padiskutueshme e trashëgimisë sonë kulturore.

Për herë të parë, historia shqiptare vjen në formën e një kryevepre të pazëvendësueshme. Ora e Parë Shqiptare e Xhepit është një simbol i lavdisë dhe krenarisë kombëtare, duke sjellë një pjesë të trashëgimisë shqiptare në çdo detaj. E krijuar për të shënuar një moment historik, kjo orë është Gold-Plated e lare ne ar dhe ka një Mekanizëm Zviceran që siguron precizionin dhe qëndrueshmërinë në çdo hap të kohës.

Fusha e brendshme e orës është zbukuruar me një Shqiponjë të punuar në 3D, një simbol i fuqishëm dhe i paharrueshëm i kombit shqiptar. Për t'i dhënë një pamje të përkryer dhe mbrojtje të lartë, ora ka Xhamë Safir, që ofron pastërti dhe mbrojtje nga gërvishtjet.

Në pjesën e pasme të orës, është e gravuar Harta e Shqipërisë Etnike, një kujtim i lavdishëm i territorit shqiptar, që e bën këtë orë edhe më të veçantë dhe simbolike.

Kjo orë nuk është thjesht një objekt, por një pjesë e lavdishme e historisë dhe identitetit shqiptar, që do të bëhet një thesar i vyer për çdo koleksion!

Gjigantët e Historisë: Skënderbeu dhe Adem Jashari

Jemi të emocionuar t'ju prezantojmë dy nga modelet tona më të kërkuara që po vijnë së shpejti në shitje!

Modeli "Skënderbeu" 
Modeli "Adem Jashari" 

Do të jenë në dispozicion për blerje së shpejti!
Rezervimi ka filluar për shkak të interesimit të madh – veproni tani për të siguruar modelin tuaj para se të shiten!

  • Modeli "Skënderbeu" – Nderim për Çlirimtarin që luftoi pa pushim për një komb të bashkuar dhe të lirë!
REZERVO TANI

  • Modeli "Adem Jashari" – Nderim për Legjendarin që dha gjithçka për atdhenë dhe lirinë e popullit të tij!
REZERVO TANI

ORADORA "OPEN HEART" AUTOMATIC

ORADORA WOMENS

ORADORA X COLLABORATIONS

    UNAZORA

    Viti që lamë pas ishte një sukses jashtë pritshmërive tona dhe kompania ynë Oradora u frymëzua dhe më shumë për inovacion në fushën e horologjisë.

    Përveq modelimeve dhe personalizimeve të orave për kompanitë më të fuqishme vendore ,ne sapo kemi prodhuar prototipin e parë të orës më të vogël jo vetëm Shqiptare ,por edhe europiane.

    "UNAZORA" është orë me përmasa të unazës që mbahet në gisht dhe është për të dy gjinitë.Posedon një mekanizëm Zviceran RondaSwiss e që për tregun tonë është diqka e pa dëgjuar.


    Kompania jonë gjithmonë do të jetë krahas brendeve më prestigjoze botërore. Ne premtojmë shumë risi , pasi që klientat e Oradorës janë vetë unik.